MENU
klinika

Mbledhja e Kryesisë së PD

Kush janë dy kandidaturat e propozura për garën në Bashkinë e Tiranës

24.03.2023 - 17:39

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e partisë dhe po diskutojnë mbi mënyrën se si do të dalin në zgjedhjet vendore 2023.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar se Kryesia ka propozuar dy kandidatura për garën elektorale të 14 majit për Bashkinë e Tiranës.

Dy emrat e propozuar janë Jonila Godole dhe Roland Bejko. Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura.