MENU
klinika

Sipas Rekordeve Guinness...

Ky është këngëtari më popullor në botë!

24.03.2023 - 12:20

Abel Makkonen Tesfaye, të cilin të gjithë e njohim si The Weeknd, është statistikisht muzikanti më popullor në planet, sipas Rekordeve Botërore Guineness.

“Askush tjetër as nuk afrohet,” tha organizata në një deklaratë në fillim të kësaj jave.

Këngëtari kanadez, 33 vjeçe, ka vendosur dy rekorde të reja Guinness. Ai ka aktualisht më shumë dëgjues në muaj në Spotify; 111.4 milionë që nga 20 marsi. Ai gjithashtu u bë artisti i parë që arriti 100 milionë dëgjues mujorë.

Miley Cyrus renditet pas The Weeknd, me 82.4 milionë dëgjues në muaj, sipas Rekordeve Guinness.

Ky është këngëtari më popullor në botë, sipas

Më pas është Shakira (81.6 milionë), Ariana Grande (80.6 milionë), Taylor Swift (80.2 milionë), Rihanna (78.5 milionë), dhe Ed Sheeran (77.5 milionë).

Rritja e popullaritetit të The Weeknd u nxit pjesërisht nga TikTok, pasi remiksi i tij “Die for You” me Ariana Grande u bë viral në platformë. Kënga u rendit në vendin e parë në Billboard Hot 100.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky postim ka bërë lëmsh rrjetin

Ariana Grande me The Weeknd?!

Reperi “çmend” rrjetin me veprimin e fundit

Bella Hadid dhe The Weeknd, sërish bashkë?!

Edhe pse në një stadium gjysmë bosh...

14 minuta performancë/ The Weeknd na befasoi sërish!


Më shumë se gjashtë vite bashkë

Taylor Swift zbulon arsyen e ndarjes nga Joe Alwyn

Në lidhje me djalin e Jozefina Topallit

Cindy Marina rrëfen si rrallë herë njohjen me partnerin

“Shpresojmë që gjenerata tjetër…”

Mc Kresha dhe Lyrical Son, pauzë nga muzika?

Pas shumë vitesh postoi foton e tyre duke u puthur

Çfarë ka Soni Malaj për t’i thënë Flori Mumajesit?