MENU
klinika

Emrat

Lëvizje në Polici, ndërrohen shefat e komisariateve në disa qytete

21.03.2023 - 13:01

Një sërë lëvizjesh janë bërë së fundmi në disa komisariate vendore të Policisë së Shtetit. Burime për mediat bëjnë me dije se në policinë e Kavajës, Gazmend Dermozi, ka marrë detyrën si shef komisariati, ndërkohë këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj.

Pashaj do të marrë detyrën si Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.

Gjithashtu, edhe në komisariatin e Lezhës ka pasur lëvizje ku Behar Caka është emëruar shef komisariati, në Mirditë shkon Paulin Çupi, në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta.
Ndërsa në Laç është emëruar në detyrë Dritan Meta.