MENU
klinika

U turpëruan në Çeki

Lewandowski kërcënon Shqipërinë: Do të jetë luftë

25.03.2023 - 12:57

Polonia, rivali i parë i Shqipërisë në kualifikueset “Euro2024”, e vlerësuar si favorit kryesor në Grupi E, pësoi një humbje të rëndë në premierën e tyre. Ekipi i Santos mori një leksion futbolli në transfertën çeke, me vendasit që siguruan një trepikësh me shumë peshë pas fitores 3-1.

Ky sukses i Republikës Çeke trazon menjëherë ujërat në grupin e Shqipërisë, është e vështirë të flasësh për favorit, por pa diskutim kjo disfatë e Polonisë, detyron Lewandowskin me shokë të japin gjithçka përballë Shqipërisë të hënën në Varshavë, në këto kushte fitorja është detyrim për polakët.

Republika Çeke e nisi ndeshjen “zjarr” duke realizuar dy gola të shpejtë brenda tre minutash. Historia u përsërit edhe me fillimin e pjesës së dytë, ku Kuchta realizoi golin e tretë për Çekinë. Polakët ngushtuan shifrat në 3-1 në minutën e 87-të, por vetëm kaq, pa mund të shmangin këtë humbje të rëndë, në lojë dhe rezultat.

Roberto Lewandowski, ashtu si pjesa e tjetër e ekipit, ishte inekzistent në fushë, por “bomberi” i Barçës premton kthesën përballë Shqipërisë: “Tani duhet të përqendrohemi te Shqipëria. Duhet të kthehemi përsëri në shina. Kjo ndeshje duhet të jetë një dush i ftohtë për të gjithë ne, nuk ka rëndësi ku luajmë, do të jetë një luftë dhe asgjë nuk do të vijë lehtë”, u shpreh Lewa.

Ndërkohë sfida e tjetër e Grupit E, Moldavi-Ishujt Faroe përfundoi në barazim 1-1.