MENU
klinika

Varieteti unik në Shqipëri

Limoni më i shtrenjtë në botë kultivohet në Lushnje!

06.03.2023 - 13:48

Varianti më i shtrenjtë i limonit në botë, po kultivohet edhe në Lushnje. Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçante, i cili njihet me emrin limoni haviar ose limon gisht. Preardhja e tij është nga Australia e largët.

Fermeri Klodian Hida ka nisur kultivimin 5 vite më parë në tokat e Fiersheganit të këtij varieteti unik në Shqipëri.

Aktualisht fidanët që mbolli lëshuan frutat e para të këtij limoni të rrallë dhe për Klodianin dhe familjen e tij dhe kjo ishte diçka e paimagjinueshme.

Ai ka mbjellë 270 rrënjë dhe 3 lloje varietetesh.

Tregu i huaj si Italia dhe Franca janë dy shtetet ku ky produkt është shumë i kërkuar. 1 kg të këtyre limonave është shitur për 87 euro i porositur në restorantet e njohura.

Limoni haviar gjen përdorim nëpër sallatra të ndryshme, në peshk, por shumë i kërkuar është edhe për ëmbëlsirat.

Ky varietet unik, ka formë të stërgjatur dhe aromë shumë të fortë.

Tuli i këtij limoni përmban kokrriza të vogla, që janë të forta dhe kur konsumohen të japin ndjesinë e freskisë.

Në dallim nga limonat tradicionale ky limon nuk shtrydhet e nuk nxjerr lëng, por kokrra.

Zona e Lushnjës është e vetmja deri më sot në Shqipëri, ku varietet e këtij limoni i janë përshtatur klimes dhe tokës.

Nga restorantet tona nuk perdoret akoma per shkak të çmimit të lartë që ka në treg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mungesa e punonjësve problem më bujqësi

30 gra nga Nepali vijnë të punojnë në Lushnjë