MENU
klinika

Analiza

Luftë Ukraina në tokë, luftë SHBA në qiell…

22.03.2023 - 12:02

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë fluturimin mbi Detin Baltik, pranë kufirit rus. Dronët ukrainas vazhdojnë sulmet në Krime dhe rajonin Bryansk. Teksa Vladimir Putin është i angazhuar në një takim të rëndësishëm diplomatik në Moskë me presidentin kinez Xi Jinping, tensionet vazhdojnë të jenë të larta në frontin ushtarak në Ukrainë.

Dronët ukrainas në Krime

Pika më e nxehtë është padyshim Krimeja. Një sulm me disa dronë ukrainas goditi qytetin e Dzhankoi, ku ndodhet pika më e rëndësishme hekurudhore për furnizimet ruse në gadishull. Një dron armik thuhet se u rrëzua dhe një civil u plagos. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha gjithashtu se shkatërruan raketat ruse të flotës së Detit të Zi. “Një shpërthim në qytetin e Dzhankoi në veriun e pushtuar përkohësisht të Krimesë shkatërroi raketat ruse Kalibr teksa po transportoheshin në trenat hekurudhor,” thuhej në një mesazh të postuar në Telegram nga ministria e Moskës. Raketat, të projektuara për tu lëshuar nga anijet në Flotën e Detit të Zi të Rusisë, kanë një rreze operative prej më shumë se 2,500 kilometra (1,550 milje) në tokë dhe rreth 375 kilometra në det. Ndërkohë, këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko publikoi një video që tregon zonën e stacionit të trenit të qytetit dhe një shpërthim masiv.

Tmerrohet Vladimir Putini, Ukraina godet bazat ushtarake ruse në Krime dhe

Bombarduesit amerikanë pranë kufirit rus

Megjithatë, një tjetër lajm i rëndësishëm ka ardhur nga Moska. Vetë Ministria e Mbrojtjes njoftoi se më 20 mars, një avion luftarak rus Su-35 ka rrëzuar dy bombardues amerikanë B-52 mbi Detin Baltik, të cilët po fluturonin drejt kufirit rus. “Pasi rrëzoi avionin ushtarak të huaj, luftarak rus është rikthyer në bazë”, thuhej në njoftim. Ky episod vjen pas rrëzimit më 14 mars të një droni amerikan mbi Detin e Zi pasi u sulmua nga avionët luftarakë rusë. Megjithatë, Moska tha se fluturimi Su-35 ishte rreptësisht në përputhje me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore. “Asnjë shkelje e kufirit shtetëror të Rusisë nuk u lejua”, thuhej në reagimin zyrtar. Zhvillimi erdhi pasi Moska tha se dy nga bombarduesit e saj bërthamorë kishin fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, në një deklaratë në të njëjtën kohë që kryeministri japonez po zhvillonte një vizitë të papritur në Ukrainë, dhe kryeministri i Kinës Xi Jinping vazhdonte vizitën e vet në Moskë.

Luftë dhe paqe

Në qendër të vëmendjes së botës është kryeqyteti rus, ku Putini mund të bindet nga Xi për t’I dhënë fundit pushtimit të Rusisë. Dokumenti me zgjidhjen e paqes të hartuar nga Kina po shqyrtohet nga lideri rus. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Ukraina, si dhe partnerët e saj, kryesisht Shtetet e Bashkuara, do të pranojnë të negociojnë bazuar në planin e hartuar nga Pekini.

Ajo që është e sigurt është se në territorin ukrainas vazhdon lufta, sulmet dhe vdekjet. Së fundmi, forcat e Kievit kanë përdorur sërish dronë për të sulmuar një zone ku nxirret naftë në rajonin Bryansk të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën. “Forcat e armatosura ukrainase, duke përdorur dronë, sulmuan zonën Novozybkov të Transneft SHA”, tha guvernatori i rajonit, Alexander Bogomaz , i cili nuk foli për dëme, por vuri në dukje se disa fshatrave të asaj zone, iu është ndërprerë përkohësisht energjia elektrike, deri në përfundimin e hetimeve, të cilat duhet të përfundojnë së shpejti.

Përshkallëzimi i konfliktit

Tensionet midis Uashingtonit dhe Moskës janë në nivelin më të lartë që nga Lufta e Ftohtë, që kur Vladimir Putin nisi pushtimin e tij të paligjshëm të Ukrainës. Ukraina është mbështetur fuqishëm nga SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s. Mes tensioneve në rritje, prej muajsh ekziston frika se një lloj incidenti në ose mbi Detin e Zi mund të çojë në një përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë, për të cilin disa analistë thonë se mund të kalojë në kufijtë e NATO-s. Një tjetër incident që ka rritur tensionet në Evropë janë sulmet kundër gazsjellësit Nord Stream, i cili para luftës lidhte Gjermaninë me furnizimet me gaz të Rusisë, me të dyja palët që drejtonin gishtin nga tjetra për fajin. Se kush fshihej saktësisht pas sulmit mbetet një mister, me hetimet ende të hapura.