MENU
klinika

Nuk i kursen 'thumbat'

Luizi vishet keq? Niko Komani: Do ia ndërroja stilin

09.03.2023 - 09:58

I ftuar në emisionin e ditës së sotme të “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë stilisti Niko Komani. Ai diskutoi në studio rreth fenomenit më të ndjekur të momentit “Big Brother Vip Albania 2”, duke veçuar shoqërinë e tij të ngushtë me banoren Kiara Tito dhe zgjedhjen e veshjeve të VIP-ave brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. I pyetur në lidhje me stilin e veshjes së Kiarës, ai u shpreh:

E vesh vetëm unë. Ajo është një yll. Jam i lumtur që më ka besuar Prime-t e “BBV” sepse më la hapësirën që si Niko, përveç se njerëzit e dinë çfarë karakteri dhe stili kam, të jem pjesë e këtij spektakli me kaq shumë vëmendje. Jam lodhur shumë, e gjithë shoqëria e saj, pasi që në fillim e kemi folur se do të gjejmë gjëra të veçanta dhe veshjet janë marrë nga boutique. Nuk ka patur një javë që nuk është veshur keq, vetëm komente pozitive.

Duke qenë se ai është mjaft profesionist në punën që bën dhe mjaft i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, i pyetur nëse kujt nga banorët do t’ia ndryshonte stilin, Niko pohoi:

Do t’ia ndërroja stilin Luizit. Kur Kiara ankohet, mendoj se nuk ka problem, sepse ka femra që nuk i intereson fare për paraqitjen e të dashurit të tyre. Do që të duket edhe vetë bukur. Nuk e dija që Miranda e stilon Luizin, por Miranda është shprehur në një intervistë se nuk i pëlqen mënyra se si është veshur Kiara në disa Prime, pra se si e kam stiluar unë. Por doja ta dijë që e kam mbajtur dy sezone televizive. 

Në lidhje me banorët e tjerë, Niko ka komentuar disa nga veshjet e tyre të përzgjedhura, por edhe në përgjithësi. Në lidhje me Olta Gixharin, Niko është shprehur:

Olta dhe Kiara janë më të bukurat. Pa Oltën do ishte shumë e mërzitshme. Kam punuar më parë me Oltën dhe di të them që edhe pse është bërë mami, fiziku i saj është super dhe është femër në plot kuptimin e fjalës. Prime-in e djeshëm të gjithë kishin veshur kristale dhe zgjedhja e saj më pëlqeu. Tek nata e tretë ose e katërt nuk më ka pëlqyer. Ajo është tek gjërat e thjeshta, seksi dhe mesdhetare. Diçka si Monica Belluci.

Përsa i përket zgjedhjes së Dea Mishel në Prime-in e kaluar, Niko tha:

Unë si fillim do doja të kërkoja ndjesë për nominimin e saj dhe mbase ishte pak e tepërt. Dean e kam suportuar gjithmonë dhe e kam kuptuar pas disa javësh gabimin tim. Më pëlqen se si vishet, është pak si Lolita, e kujdesshme, stil viktorian. Më ka pëlqyer përveç një jave kur u vesh si Marilyn Monroe, mu duk pak pa sens. Fiton pikë duke qenë e bukur dhe me një fizik perfekt.

Por përveç personazheve të cilët ai i komentoi në përgjithësi, duke shtuar edhe Nitën ose Keisin, Niko ka cilësuar edhe disa nga banorët ose ish-banorët të veshur më mirë dhe më keq sipas tij:

Ndoshta Tea. Gabimi i Teas ka qenë se veshjet e saj nuk i përshtateshin fizikut të saj. Dalloja defektet e Teas në trup, sidomos kur vishej me fustane të shkurtra, mbas trupi dhe goxha të ekspozuara. Por në përgjithësi nuk ka. Banorët mund të ndahen me të veshur normal dhe të veshur më mirë. Kjo e fundit ka qenë Efi, të cilën nuk mund të rri pa e përmendur. Ka qenë me të vërtetë një nga të veshurat më mirë. Po mendoja ta kontaktoja që ta vishja unë, por thjesht e kishte rrugëtimin e saj të shkurtër. /TAR

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN