MENU
klinika

Aksidenti i rëndë e lë jashtë garës së Argjentinës

Marc Marquez e nis sezonin ters

27.03.2023 - 19:35

Marc Marquez e ka nisur jo mirë sezonin e ri në MotoGP. Piloti i Hondas u dëmtua në Çmimin e Madh të Portugalisë, teksa iu nënshtrua një operacioni në dorën e djathtë dhe për pasojë do humbasë Çmimin e Madh të Argjentinës këtë fundjavë.

Në një nga kthesat e pistës në Algarve, spanjolli u përplas me pilotin e Aprillas, Miguel Oliveira. Marquez përfundoi në pistë dhe dëmtimi ka bërë që piloti të lërë garën paçka se e nisi nga vendi i parë.

Gjashtë herë kampioni i botës tanimë do bëjë një garë pushim, për t’u rikthyer te pretendimet për të marrë titullin kampion të sezonin që nisi fundjavën që lamë pas.