MENU
klinika

Afatet e KQZ

Më 16 Mars përfundon koha për koalicionet, më 26 Mars dorëzohen kandidatët

12.03.2023 - 17:50

Më 6 Mars përfundoi afati për aplikimin e regjistrimin e subjekteve politike në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Proces ky i cili nxiti më tepër debatet brenda selisë blu se cila nga PD do të regjistrohet, e Berishës apo Alibeajt. Për këtë arsye të dyja palët po e kërkojnë të drejtën e tyre nëpërmjet ankimimit në KAS.

16 Marsi është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve të koalicioneve që mund të krijohen për zgjedhjet lokale.

Edhe pse deri më tani asnjë parti nuk ka konfirmuar zyrtarisht një koalicion, duket se PD e drejtuar nga Berisha po shkon drejt koalicionit me PBDNJ dhe PAA, ndërsa koalicioni i përfolur me PL duket i pamundur për shkak se Ilir Meta do të garojë me listë të veçantë të kandidatëve për Këshillat Bashkiak.

Data 26 Mars është afati i fundit që subjektet politike të dorëzojnë emrat e kandidatëve për kryetar bashkie dhe listën shumë emërore për kandidatët e anëtarëve të këshillave bashkiak.

Pas dorëzimit të listave, hidhet shorti për renditjen subjekteve politike në fletët e votimit. Më 14 Prill nis zyrtarisht fushata zgjedhore deri më 13 Maj, që është heshtje zgjedhore dhe më 14 maj është dita kur qytetarët do iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e qytetit të tyre.