MENU
klinika

Nga Luana Vjollca tek Jonida Maliqi

Miranda Dupi zbulon personazhet VIP më ‘fashion’ të momentit

30.03.2023 - 09:47

Stilistja e njohur shqiptare, Miranda Dupi së fundmi e ftuar në “Natë me Aulonën”, ka folur për stilin dhe si i shikon ajo hapat që kanë bërë personazhet VIP për të përmirësuar imazhin e tyre në publik.

Gazetarët e pyetën se kush janë emrat që janë një shembull që duhen ndjekur nga të rinjtë, për mënyrën se si ata vishen. Miranda nuk ngurroi të përgjigjej, duke listuar disa emra të njohur, që sipas saj vishen më mirë në të gjithë showbizin shqiptar.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari: Këngëtarja që vishet më mirë?

Miranda Dupi: Arilena Ara. Shumë e mirë është, trupin e ka perfekt, është ‘natyral beauty’. Edhe po të dojë njeri të më kundërshojë, s’më kundërshton dot.

Gazetari: Këngëtari mashkull që vishet më mirë?

Miranda Dupi: Ka plot, Alban Skënderaj, Young Zerka, Capital T, Ledri Vula, e shumë e shumë të tjerë që vishen shumë bukur.

Gazetari: Prezantuesja që vishet më bukur?

Miranda Dupi: Shumë bukur vishet Luana Vjollca, Marina e shumë të tjera.\Ndërkohë sipas Mirandës, influencuesja e pazëvendësushme është Lori Hoxha, por edhe Jonida Maliqi sipas saj, vishet shumë bukur.

Historia e violonçelistit të dëbuar për 50 vjet

“Dua të kthehem në Rusi para ditëlindjes së 75-të”

Kush është e dashura 20-vjet më e re e aktorit!?

Sean Penn puth në publik partneren e tij në Itali

Kurorëzoi dashurinë me Klea Hutën

Elgit Doda zbulon se çfarë nuk shkoi në dasmë