MENU
klinika

Temperaturat deri në -1 gradë…

Moti bën kthesë! E shtuna sjell të papritura

31.03.2023 - 19:29

Moti këtë fundjavë do të sjellë të papritura, pasi do të këtë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Dita e shtunë do të sjellë vranësira të shpeshta me reshje shiu, ndërsa dita e dielë mbetet me vranësira dhe reshje por në sasi shumë më të pakta.

Për sa i përket temperaturave të ajrit parashikohet që të shtunën të ketë rritje në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale të luhaten në 4 apo 5 grandë Celsius, ndërsa maksimumet do të kenë një rënie të tyre duke arritur vlerat jo më shumë se 19 gradë. Ditën e shtunë erërat do të arrijnë deri në 65 km/h duke sjellë një det të trazuar.

Njëkohësisht java do të nisë me temperature të ulëta, të cilat do të arrijnë deri në -1 në vendet malore.