MENU
klinika

1.8 miliardë agjërojnë çdo ditë

Muaji i Ramazanit: Një udhëzues i mirësjelljes për jomyslimanët

23.03.2023 - 10:52

Ka rreth 8 miliardë njerëz në botë. Dhe rreth 24% e tyre – 1.8 miliardë – janë duke agjëruar nga lindja e diellit deri në perëndim. Çdo ditë. Për një muaj të tërë.

Sot nis Ramazani, muaji më i shenjtë i kalendarit mysliman.

Ndiqni këto 10 këshilla se si mund të silleni me miqtë tuaj myslimanë gjatë muajit të shenjtë:

1. Mund të hani para nesh …

Për 30 ditët e Ramazanit, muslimanët në mbarë botën do të përmbahen nga ngrënia dhe pirja gjatë orëve të ditës. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të vazhdoni biznesin si zakonisht. (Thjesht bëjeni një vesh të shurdhër ndaj stomaku që rënkon.)

2. … por përpiquni të mos planifikoni një drekë pune

Nëse bashkëpunëtori juaj musliman nuk vjen, kuptojeni.

3. Nuk keni pse të agjëroni me ne …

Ju mundeni nëse doni të shihni se si ndihet. Por kjo nuk do t’i lëndojë ndjenjat tona – edhe nëse jemi miq të mirë.

4. … por ju mund të na bashkoheni për Iftar

Iftari është prishja e agjërimit pas perëndimit të diellit. Ne na pëlqen ta bëjmë atë një vakt të madh të përbashkët. Duhet të vini.

5. Nuk keni pse të dini se kur fillon …

Ramazani nuk është si Krishtlindjet apo Dita e Falënderimeve, që të gjithë e dinë saktësisht se kur do të bjerë, sepse kalendari islamik është hënor. Kur fillon varet nga koha kur shihet hëna e re. Kjo është arsyeja pse datat e sakta ndryshojnë nga viti në vit.

6. … por ju lutem jini pak fleksibël

Mënyra se si ne përcaktojmë se kur fillon Ramazani është përfundimisht e vjetër: Ju duhet ta shihni fizikisht hënën (edhe pse ka aplikacione për këtë ). Kjo është arsyeja pse, nëse kolegu juaj thotë: “Duke filluar nga nesër, a mund të filloj punën herët që të largohem më shpejt?” përpiquni të kuptoni.

7. Ne ende do të shkojmë për kafe me ju …

Jo, nuk mund të pimë. As ujë. Por ne do të ecim me ju nëse doni të bëni një pushim.

8. … por do të mbajmë distancën tonë

Ne nuk hajmë ose pijmë gjatë gjithë ditës. Kjo është arsyeja pse do jemi një hap larg jush kur flasim.

9. Mund të thuash ‘Ramadan Mubarak’…

Do të thotë “Gëzuar Ramazanin”. Bashkëpunëtori juaj musliman do ta vlerësojë kujdesin.

10. … por ju lutem mos thoni: ‘Edhe unë duhet të agjëroj. Unë kam nevojë për të humbur peshë ‘

Ramazani nuk ka të bëjë me këtë. Plus, një nga efektet anësore të Ramazanit është mbipesha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis nesër muaji i Ramazanit

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit