MENU
klinika

U përplas nga një makinë në Berat

Ndërron jetë te “Trauma” 40-vjeçari (EMRI)

16.03.2023 - 21:50

40-vjeçari Arben Kanaçi, i cili u përplas nga një makinë në dalje të Beratit, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku ishte i shtruar.

Aksidenti i rëndë ndodhi në 11 mars dhe 40-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Por fatkeqësisht Kanaçi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.