MENU
klinika

Bundesliga

Ndeshja e madhe ‘flet’ për verdhezinjtë e Dortmundit

04.03.2023 - 10:29

Në pritje të Bayernit, Borussia Dortmund zë vendin e pare përkohësisht në Bundesligë, pas fitores 2-1 ndaj Leipzigut. Në ‘Signal Iduna Park’ vendos penalltia e Reus (21′) dhe Emre Can (39′), ndërsa mysafirëve nuk u mjafton goditja e Forsberg në minutën e 74-të.

‘Verdhezinjtë’ ngjiten kështu në 49 pikë, duke ushtruar presion ndaj bavarezëve të angazhuar sot në Stuttgart, ndërsa skuadra e Rose mbetet në 42 pikë dhe tani rrezikon vendin e katërt.

Mbrëmje perfekte për Borussia Dortmundin, e cila në Signal Iduna Park fitoi 2-1 ndaj Leipzig në ndeshjen e madhe që hap ditën e 23-të të Bundesligës. ‘Verdhezinjtë’ kalojnë menjëherë në avantazh, por goli i Brandt në minutën e 13-të anulohet për një top me dorë.

Megjithatë, shtatë minuta më vonë erdhi 1-0: Reus shënoi nga penalltia pas një faulli në zonë të portierit Blaswich, i cili nga njëmbëdhjetë metra, nuk arriti të shmangte avantazhin e vendasve. Dyfishimi vjen pak para intervalit: në minutën e 39-të rezultati shkon në 2-0 falë Emre Canit, i cili përfundon zhvillimet në goditjet e lira dhe shënon edhe për shkak të devijimit të lehtë nga Schlager.

Në pjesën e dytë, megjithatë, mysafirët shkurtuan distancën falë goditjes së Forsberg në vijën e portës, që rihapi lojën në minutën e 74-të, por skuadra e Rose nuk ia arriti këtij qëllimi, duke mbetur në 42 pikë dhe tashmë rrezikon të kalojë në vendin e katërt nga Freiburg, i cili do të sfidojë ‘Gladbach’.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmund ngjitet në 49 pikë, duke menduar për ndeshjen rikthimit në Champions League ndaj Chelseas. Bayerni duhet të fitojë në shtëpinë e Shtutgartit për të mos i lënë ‘verdhezinjtë’ të vetëm në krye të Bundesligës.