MENU
klinika

Editoriali i Le Monde

Në Izrael, Netanyahu është i destinuar të dështojë…

30.03.2023 - 08:30

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërmori një hap të rëndësishëm prapa të hënën, më 27 mars, duke rënë dakord për një pauzë në reformën e diskutueshme institucionale që ka revoltuar vendin e tij. Trazirat e shkaktuara një ditë më parë nga ajo që ai e konsideroi një akt autoriteti, shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Yoav Galant, tregoi se si është mpirë instinkti politik që prej kohësh ka qenë pasuria e tij kryesore.

I alarmuar nga protestat me javë të tëra, Golant ishte lutur për ngrirjen e një reforme kundër së cilës një pjesë e madhe e popullsisë së shtetit hebraik është kundër.

Ata besojnë se projekti, i cili haptazi synon dobësimin e gjyqësorit, kërcënon themelet e tij demokratike.

Duke hequr qafe Golantin në mënyrë të pamëshirshme, Netanyahu shkaktoi protesta dhe provokoi një ndërhyrje formale të Presidentit Isaac Herzog.

Israel: Mass protests against judicial reform leave country paralyzed | CNN

Ndërsa kishte bërë shumë përpjekje për të neutralizuar elementët ekstremistë të koalicionit më të djathtë në historinë e vendit, Netanyahu ka përfunduar peng i tyre.

Duket se edhe çështja palestineze po del nga sirtari i mbyllur në të cilin mbahej.

Kur një pjesë e popullsisë izraelite filloi të demonstronte kundër reformës, ata fillimisht refuzuan të lidhnin me mohimin e përditshëm të të drejtave themelore palestineze. Megjithatë, ruajtja e këtyre të drejtave është i njëjti imperativ moral si ruajtja e të drejtave të izraelitëve.

Netanyahu vështirë se mund të përdorë përvojën e tij në çështjet ndërkombëtare për të manovruar. Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mbeten delikate. Projekti i reformës institucionale nuk ka ndihmuar aspak dhe Uashingtoni vazhdon të hezitojë të ftojë zyrtarisht Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, gjë që është një zhgënjim për Izraelin, duke pasur parasysh rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Iranit dhe Arabisë Saudite nën kujdesin e Kinës i ka dhënë gjithashtu një goditje të rëndë ambicies së Netanyahut për të izoluar Teheranin në Lindjen e Mesme.

Ndërsa Marrëveshja e Abrahamit në vitin 2020 e kishte lejuar Izraelin të krijonte lidhje historike me Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, qetësimi midis dy fuqive të mëdha sunite dhe shiite të rajonit e margjinalizoi përsëri shtetin hebre dhe e la kryeministrin izraelit në rolin e spektatorit.

Ndërsa ai ka qenë në krye të këtij koalicioni të dobësuar për më pak se tre muaj, tani shtrohet hapur pyetja: A është ky një mandat shumë i vështirë për Netanyahun? Njëri pas tjetrit, faktorët duket se po kthehen kundër tij.

Pavarësisht manovrës së tij të fundit, ka ende dyshime për aftësinë e tij për të kapërcyer krizën që ai vetë ka provokuar.

Burimi: Le Monde

Përktheu dhe përshtati: Konica.al