MENU
klinika

Pasojat, të tmerrshme!

Në këtë shtet fëmijët s’do të përdorin rrjete sociale pa lejen e prindërve!

24.03.2023 - 13:28

Utah bëhet shteti i parë amerikan që do të kërkojë firmën dhe lejen e prindërve, që fëmijët të mund të përdorin rrjetet sociale, të shkarkojnë aplikacione dhe të verifikojnë nëse janë apo jo 18-vjeç. Asgjë nuk do të kalojë pa miratimin e të 2 prindërve. Ligji, që do të hyjë zyrtarisht në fuqi nga 1 marsi i 2024, u miratua nga guvernatori i Utah, Spencer Cox, pas shqetësimeve gjithnjë e në rritje për shëndetin mendor të të miturve dhe adoleshentëve.

Kështu, për të hapur një llogari të re në aplikacione të tilla si Instagram, Facebook dhe TikTok, do të duhet identifikimi fillimisht i prindërve. Po ashtu, sipas këtij ligji, edhe aksesi me lejen e prindërve, do të jetë i limituar dhe nuk do të lejohet nga ora 22:30 e mbrëmjes deri në 06:30 e mëngjesit. Po sipas ligjit, vetë mediat sociale do të bllokojnë aksesin e fëmijëve dhe nuk do mund të mbledhin të dhënat e tyre, pa lejen e prindërve.

Shumë kohë para ekranit mund të çojë në sjellje vetëvrasëse te fëmijët, zbuloi një studim. Studiuesit analizuan të dhënat nga një studim afatgjatë i zhvillimit të trurit në SHBA. Autori Dr Jason Nagata tha se ekranet shpesh zëvendësojnë “socializimin, aktivitetin dhe gjumin”. Organizata bamirëse e Fondacionit Shëndetësor tha se një në gjashtë fëmijë të moshës gjashtë deri në 16 vjeç në Angli kishte një gjendje të mundshme të shëndetit mendor në vitin 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premiera e shfaqjes

“Të lundrosh pa internet”