MENU
klinika

Prej më shumë se një viti jetonte me identitet të rremë në Spanjë

Në krye të bandës ku u arrestua edhe Elsa Lila, kapet i shumëkërkuari italian!

15.03.2023 - 21:41

Mafiozi i shumëkërkuar nga drejtësia italiane, Fabrizio Capogna, ka rënë në prangat e policisë italiane, teksa ka zbritur në aeroportin e Fiumicinos.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, 39-vjeçari Capogna prej më shumë se një viti jetonte në Spanjë me identitet të rremë.

Ai ishte shpallur në kërkim që pas operacionit me dhjetë të arrestuar një vit më parë, një prej të cilave ishte edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila, për formimin e grupit të strukturuar kriminal me qëllim shpërndarjen e kokainës.

Sipas autoriteteve italiane Fabrizio Capogna furnizonte me kokainë nga Spanja, pjesën tjetër të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen në Itali.

Gjithashtu mësohet se droga pritej nga ‘Rindi’ dhe ‘Qorri’, dy shqiptarë të moshës 36 dhe 33 vjeç.

Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u arrestua në kuadër të operacionit “SpongeBob”, së bashku me Alessandro Corvesi.

32-vjeçari Corvesi është një ish-futbollist, të cilit në vitin 2021 iu gjetën 26 kilogramë kokainë.

Ndërsa këngëtarja Elsa Lila u akuzua se ishte personi që mbante llogaritë e grupit, megjithëse u lirua disa muaj më pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si mafia shqiptare ka “ngrënë” Romën

Reportazhi i La Repubblica: Ja si u kap Elsa Lila

Rikthehet në skenë pas arrestimit të bujshëm

Elsa Lila ka një mesazh pak ditë para “Festivalit të Këngës”