MENU
klinika

"Uau, jam e shokuar!"

Në top listën e në Billboard, Bebe Rexha s’i fsheh emocionet

27.03.2023 - 11:17

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës në arenën ndërkombëtare. Ylli i muzikës Pop ka arritur suksese të shumta të këngëve të saj që janë shndërruar në hite botërore, si dhe është fituese e disa çmimeve të rëndësishme.

Së fundmi, ajo është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.

Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” (bashkëpunim me Florida Georgina Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim em David Guettan).

E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, Bebe ndau me ndjekësit në Instagram një foto ku shkruan:

“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë.”

Më shumë se gjashtë vite bashkë

Taylor Swift zbulon arsyen e ndarjes nga Joe Alwyn

Në lidhje me djalin e Jozefina Topallit

Cindy Marina rrëfen si rrallë herë njohjen me partnerin

“Shpresojmë që gjenerata tjetër…”

Mc Kresha dhe Lyrical Son, pauzë nga muzika?

Pas shumë vitesh postoi foton e tyre duke u puthur

Çfarë ka Soni Malaj për t’i thënë Flori Mumajesit?