MENU
klinika

Ja çfarë duhet

Nëse keni një iPhone të vjetër, bëni këtë përditësim menjëherë

29.03.2023 - 12:54

Përditësimi i ri i iOS (16.4) u publikua disa orë më parë në shumë iPhone , megjithatë Apple ka bërë një tjetër përditësim që nuk mbështesin iOS 16.

Më konkretisht, nëse zotëroni modele të vjetra të iphone, duhet të përmirësoni menjëherë pajisjen tuaj.

Dhe kjo sepse Apple lançoi përditësimin e ri që vjen me numrin 15.7.4 (iOS 15) dhe i adresohet pajisjeve më të vjetra si iPhone 6s, iPhone 7 dhe iPhone SE i gjenertatës së parë.

Ja çfarë thotë Apple për iOS 15.7.4:

Ky përditësim përmban rregullime të rëndësishme sigurie dhe rekomandohet për të gjithë përdoruesit.

Sa i përket iOS 16.4, ky përditësim synon iPhone 8 ose pajisjet më të reja dhe sjell një sërë veçori të reja.