MENU
klinika

Minxhozi: Drejtësia duhet të veprojë…

Nëse vërtetohen akuzat, Kryemadhi procedohet penalisht për evazion

31.03.2023 - 21:00

Analisti i njohur, Skënder Minxhozi tha se nëse vërtetohen akuzat se ka përfituar para ruse, ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi rrezikon të procedohet penalisht për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal.

“Nëse vërtetohet, Kryemadhi procedohet penalisht, për nenet që e kapin për mos deklarim të ardhurash dhe evazion. Është një material impozant, e rëndë si akuzë në adresë të Kryemadhit”, u shpreh Skënder Minxhozi.

Ai thotë se në kushte kur të dhënat janë kaq të shumta në numër, SPAK duhet të nisë hetimet për të zbardhur këtë çështje, dhe për të qartësuar implikimin e Kryemadhit.

“Ilir Meta është i vetmi person, që i ka shëtitur të gjitha katet e e politikës dhe institucioneve të shtetit, dhe është një familje që edhe listën e armiqve e ka shumë të gjatë kam përshtypjen. Në rrethanat që akuzat janë kaq të rënda dhe kaq të detajuara. SPAK nuk ka mbajtur një qëndrim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN