MENU
klinika

Në vitin 2019 ishte 650 euro

Paga minimale në Greqi do të jetë 780 euro

17.03.2023 - 10:53

Duke filluar nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të jetë 780 euro. Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Protothema.

Mitsotakis u shpreh se rritja do të jetë 9.4% dhe është hera e tretë që paga minimale rritet gjatë qeverisjes së tij.

Ai ka kujtuar se në vitin 2019, paga minimale në Greqi ishte 650 euro.

“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta. E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë. Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat në si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, theksoi Mitsotakis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!