MENU
klinika

“Mbajeni mend nga unë, do ju dalë”

Ngjela: SPAK shumë shpejt do bëjë goditje të mëdha

22.03.2023 - 17:37

SPAK-u përfaqëson një moment juridik për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni. Ishte kjo deklarata e avokatit Spartak Ngjela i cili insiston se Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë lidhje me politikën, por drejtohet nga Uashingtoni.

Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se priten madje goditje të forta nga SPAK. “Mbajeni mend nga unë këtë se do ju dali.

Të gjithë të korruptuarit e lartë nuk janë as me Shqipërinë, as me Perëndimin, sepse do ruajnë gjënë e vjedhur, gjënë që kanë fituar me korrupsion, pra kanë para të paligjshme,” – u shpreh Ngjela.

Ai tha se duhet të kemi shpresë të SPAK-u, institucion të cilin do e garantojë politika amerikane.