MENU
klinika

Pogradec

Nisin xhirimet e filmit të ri “Pikë Uji”

09.03.2023 - 17:59

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njoftoi se nisën xhirimet e filmit artistik “Pikë Uji”, i regjisorit Robert Budina.

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në qytetin e Pogradecit, nisën xhirimet e filmi artistik “Waterdrop” (“Pikë Uji”), me skenar të Doruntina Bashës, Robert Budinës dhe Ajola Dajës dhe me regji të Robert Budinës.

Ky film është një bashkëprodhim ndërmjet shtëpisë kinematografike shqiptare “ERAFILM”, kompanisë filmike rumune “AVANPOST”, kompanisë filmike italiane “REDIBIS FILM” dhe kompanisë filmike kosovare “ILIRIA FILM”.

Filmi artistik “Pikë Uji” është mbështetur nga: Creative Europe, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, Qendra Kinematografike e Kosovës si edhe SEE Cinema Network.

Robert Budina është regjisor dhe kineast i pavarur, i diplomuar në Akademinë e Arteve për regji teatri. Ka bërë regjinë si dhe ka shkruar disa drama. Së bashku me Sabina Kodrën, në vitin 2001 themeloi kompaninë filmike ERAFILM.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit