MENU
klinika

“Marrëveshja pa firmë, përgjegjësi e Vuçiç”

Nuk përmbahet eurodeputeti, plas deklaratën ‘bombë’

20.03.2023 - 19:55

I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv ka qenë eurodeputeti Rome Franz.

Së bashku me gazetarin Thimi Samarxhiu në studio, eurodeputeti Franz kanë diskutuar për marrëveshjen pa firmë e 18 marsit në Ohër mes Vuçiç dhe Kurti.

Në fjalën e tij eurodeputeti është shprehur se nga ajo marrëveshje pa firmë, u nxorr mësimi se Kurti është i besueshëm si partner i BE, teksa nga ana tjetër Vuçiç nuk ka treguar vullnet të mirë për bashkëpunim.

“Nuk do ta quaj sukses të vërtetë sepse nuk ka një nënshkrim dhe kjo prej zotit Vuçiç. Kjo gjë për mua përbën një problem, si pasojë më duhet të them se kjo është përgjegjësia e tij. BE duhet t’i ketë parasysh pasojat në këtë proces, ne duhet të bëjmë presion politik dhe ekonomik ndryshe nuk do të kemi sukses. Nga ana tjetër Kurti ka treguar se është i besueshëm sepse ishte i gatshëm për të hedhur firmë.

Ne nuk kemi më kohë dhe nuk e dimë se cilat do të jenë hapat e radhës. Vuçiç duhet të tregoj besueshmëri. “- tha eurodeputeti Franz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ra dakord për zbatimin e propozimit evropian

Walker kritikon Kurtin: Gabim i madh të pranohet Asosacioni

“Një skandal për të cilin flitet shumë pak”

DW: Në mediat serbe sundon atmosfera anti-perëndimore


Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”