MENU
klinika

Një prej kallëzimeve, për bazën detare në Sarandë

Padia për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, Artur Meçollari sërish në SPAK

23.03.2023 - 12:36

Është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK ish-shefi i Forcës Detare Artur Meçollari.

Meçollari ka qenë edhe dy herë të tjera në SPAK më 8 dhe 15 mars. Paraqitjet e tij në Prokurorin e Posaçme vijnë pas denoncimit që ka bërë për tjetërsim të pronave ushtarake, pa marrë miratimin e Presidentit të Republikës. Një prej kallëzimeve është për bazën detare në Sarandë, ndërsa tjetri, për të cilën ka kallëzuar edhe presidentin aktual të republikës Bajram Begaj, është për bazën ushtarake në Shëngjin.

Kujtojmë që më herë në lidhje me këtë çështje është marrë në pyetje dhe deputetin socialist Bardhyl Kollçaku, pasi ka mbajtur detyrën e Shefit të Forcave të Armatosuar.

Në total, është një hapësirë rreth 40.000 m² e Bazës Detare të Sarandës, e cila është marrë nga privati me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozim të ish-ministres Xhaçka. Pasi janë kryer verifikimet përkatëse, SPAK ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur marrjen në pyetje të personave të akuzuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Greqia dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë”

Alarmi i ish-zëvendës komandantit të Forcave Detare

"Është pikë strategjike e NATO-s"

Meçollari: Porti i Durrësit nuk duhet të lëvizë