MENU
klinika

Udhëton me helikopter drejt Mariupolit

Pas urdhër-arrestit ndaj Putinit, Presidenti rus viziton Ukrainën!

19.03.2023 - 11:04

Media shtetërore e Rusisë ka raportuar se Presidenti Vladimir Putin zhvilloi një vizitë surprizë në qytetin e Mariupolit në Ukrainë. Ky qytet është i pushtuar nga forcat ruse.

Një video ka qarkulluar në rrjet ku shihet Putin i cili udhëton me makinë gjatë natës në rrugët e Mariupolit.

Sipas medias shtetërore ruse TASS, Putin udhëtoi drejt Mariupolit me helikopter dhe u takua me disa qytetarë vendas.

Kjo është vizita e parë e Presidentit Putin në Ukrainë që prej nisjes së luftës. Qyteti i Mariupolit prej 10 muajsh është nën pushtimin e Rusisë. Mariupoli ka qenë një prej fushëbetejat më të përgjakshme.

Vizita e Putinit vjen disa ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arresti ndaj Presidentit Putin. Kremlini reagoi ashpër duke e konsideruar një vendim të paprecedent. Madje, Kremlini shtoi se Rusia nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate, duke e bërë nul vendimin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Masakra në Bucha

Pse nuk dënohet Putini?