MENU
klinika

Analiza

Perëndimi po e ndihmon Ukrainën, me mënyrën e gabuar

28.03.2023 - 09:30

Gjatë 4 muajve të fundit, njerëzit në mbarë botën kanë qenë dëshmitarë të një procesi makabër të forcave ruse, të cilat kryejnë sulme të përsëritura pranë qytetit ukrainas të Bakhmut për vetëm disa përparime shumë të kufizuara territoriale.

Sipas disa të dhënave, Rusia ka humbur rreth 5 ushtarë të saj për çdo ushtar ukrainas, për të mos përmendur humbjet po aq të mëdha në pajisje. Edhe pse në teori një vend mund të fitojë një luftë duke përdorur forcat e tij ushtarake për të kryer sulme kundër forcave të një armiku, kjo nuk është thjesht një mënyrë e zgjuar për të luftuar.

Teknologjia ushtarake ka evoluar për t’i armatosur të dyja palët në një konflikt me armë jashtëzakonisht vdekjeprurëse, ndaj çdo ushtri që përpiqet t’i afrohet kësaj makinerie në mënyrë ballore ka të ngjarë të pësojë humbje të mëdha dhe në disa raste të tmerrshme.

Në këto kushte është shumë më efektive dobësimi i forcave të kundërshtarit tuaj përpara se ato të arrijnë në fushën e betejës. Ju mund të kufizoni infrastrukturën ushtarake që janë në gjendje të ndërtojnë ata, të siguroheni që ajo që ndërtojnë të jetë nën standardin e kërkuar, të pengoni aftësinë e tyre për të trajnuar trupat t’i pengoni ata të vendosin burimet e tyre në fushën e betejës.

Këta hapa janë dyfish të efektshëm sepse kursejnë forcat tuaja duke degraduar ato të palës kundërshtare. Gjatë dy shekujve të fundit, fuqitë që kanë dalë triumfuese në luftëra, kanë qenë ato

që jo vetëm e kanë luftuar armikun në fushën e betejës, por kanë vënë në shënjestër edhe sistemet e prodhimit dhe disklokimit, siç bëri Unioni kur kontrolloi ujërat përreth Konfederatës gjatë Luftës Civile, dhe siç bënë Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga ajri kundër Gjermanisë naziste.

TOPSHOT – Soldiers of the 82nd Airborne Division walk to board a plane from Pope Army Airfield in Fort Bragg, North Carolina on February 14, 2021 as they are deployed to Europe. – US service members based in Fort Bragg, North Carolina, are preparing deploy to Europe as the crisis between Russia and Ukraine escalates. (Photo by Allison Joyce / AFP) (Photo by ALLISON JOYCE/AFP via Getty Images)

Në dritën e një dinamike të tillë, mënyra sesi Perëndimi po mbështet luftën e Ukrainës ndaj ushtrisë ruse është shumë zhgënjyese. Megjithëse vendet e NATO-s zotërojnë një sërë sistemesh që mund të godasin forcat ruse në thellësi të prapavijës së tyre, ndihma e fundit ka qenë kryesisht e orientuar drejt përgatitjes së Ukrainës për të kryer sulme të drejtpërdrejta kundër ushtrisë ruse.

Format më të diskutuara të pajisjeve – si tanket Leopard 2, transportuesit e blinduar

të personelit Bradley, dhe madje edhe artileria me rreze të gjatë Archer – nuk janë llojet e sistemeve që mund të dëmtojnë apo degradojnë forcat ruse që ndodhen shumë km pas vijës së parë të frontit.

Më pak fjalë, Ukraina po bëhet gati për të luftuar në mënyrën më të ashpër, por jo në mënyrën e zgjuar. Madje forcat ukrainase kanë arritur të zmbrapsin rusët në vijën e frontit. Por kur kanë qenë në gjendje të krijojnë apo të marrin teknologjinë e duhur, kanë sulmuar edhe zinxhirët rusë të furnizimit dhe vendosjes së trupave.

Kjo qasje ndaj luftës ishte ndoshta më e dukshme verën e vitit të kaluar, kur sapo patën qasje në raketat HIMARS dhe sisteme të tjera perëndimore me raketahedhës të shumëfishtë, ukrainasit nisën një fushatë shumë efektive kundër pikave ruse të furnizimit nga Kherson në Donbas.

Ata arritën të shkatërronin një sistem logjistik që furnizonte ushtritë ruse me sasi të mëdha zjarri çdo ditë. Dhe gati menjëherë rusë u detyruan të zhvendosnin depot e tyre të mëdha të furnizimit jashtë rrezes së raketave të reja të ukrainasve, duke i mbajtur pajisjet thelbësore shumë më larg nga pjesa e përparme e frontit.

Kjo lëvizje i ka kufizuar shumë operacionet e Rusisë. Sepse tani ajo mund të lëshojë më pak predha çdo ditë dhe të përqendrojë më pak mjete në pjesën e përparme të frontit. Po ashtu është zvogëluar zona ku rusët mund të furnizojnë siç duhet forcat e tyre për operacione.

Kjo qasje i çoi ukrainasit drejt njërit prej sukseseve të tyre të mëdha vitin e kaluar: çlirimin e bregut perëndimor të lumit Dnipro në provincën Kherson. Kur u përballën me një forcë të madhe ruse, relativisht me përvojë, përreth qytetit të Khersonit, ukrainasit provuan dy mënyra të ndryshme.

Njëra përfshinte sulme të drejtpërdrejta të armatosura kundër pjesës ruse në perëndim të lumit. Këto sulme arritën në rastin më të mirë disa rezultate modeste. Ukrainasit ishin në gjendje në disa pika që ta shtynin frontin rus disa km mbrapa, por nuk mundën të thyenin vijën për ndonjë përfitim më të madh.

Megjithatë, ushtria ruse u tërhoq nga Khersoni vjeshtën e kaluar. Pse ndodhi kjo? Sepse mënyra e parë e kishte përkeqësuar situatën e furnizimit. Pas një fushate disa mujore ukrainase që synoi depot, urat dhe kalimet e lumenjve të kontrolluar nga Rusia, komandantët rusë vendosën se Khersoni nuk ishte aq i vlefshëm nga pikëpamja strategjike sa të sakrifikohej aq shumë për ta mbajtur të pushtuar.

Pra diferencën e bënë sulmet ndaj furnizimeve dhe logjistikës ruse, të cilat e dëmtuan aftësinë e tyre për të vendosur dhe mbajtur forcën. Tanket dhe ndihmat e tjera që po merr aktualisht Ukraina do ta ndihmojnë atë të sulmojë drejtpërdrejt ushtrinë ruse, gjë që duket e mundshme gjatë muajve të ardhshëm.

Trupat ukrainase po stërviten për një operacion të tillë në shumë vende partnere dhe brenda Ukrainës. Ato mund ta çajnë vijën ruse dhe të përparojnë më tej – ushtria ukrainase është treguar jashtëzakonisht e shkathët dhe e vendosur deri tani – por çdo sukses ka të ngjarë të jetë me kosto të konsiderueshme për forcat e vetë Ukrainës.

Detyra e tyre do të ishte më e lehtë në rast se aleatët e tyre do t’u kishin ofruar një kapacitet më të fortë për të sulmuar rusët nga një distancë më e madhe. Dhe ukrainasit duan që ta bëjnë këtë. Një nga aftësitë më të jashtëzakonshme që kanë treguar ata në luftë, është zhvillimi i sistemeve me rreze të gjatë veprimi, shpeshherë duke përfshirë dronët, për t’i sulmuar forcat ruse që ndodhen shumë kilometra larg frontit.

Por këto sisteme të ndërtuara në vend janë të kufizuara. Shtetet e NATO-s mund t’i jepnin  Ukrainës pajisje me rreze më të gjatë veprimi – përfshirë sistemin raketor ATACMS dhe avionë të avancuar me krahë fikse – ose të bënin një përpjekje të madhe për t’i ndihmuar ukrainasit të zhvillonin dhe përmirësonin sistemet e tyre.

Mjerisht shtetet e NATO-s, përfshirë SHBA-në, kanë nguruar që t’i dërgojnë ukrainasve sisteme raketore me rreze shumë të gjatë veprimi, për shkak të frikës nga përshkallëzimi i tensioneve me Rusinë. Gjithsesi në vend se t’i lejojë ukrainasit të degradojnë forcat ruse larg vijës së frontit, Ukraina po përgatitet të sulmojë në atë linjë. Qëndrueshmëria dhe zgjuarsia që kanë treguar ukrainasit deri më sot tregon se ata mund t‘ia dalin por ky mision është bërë shumë më e vështirë sesa duhet të ishte.

Phillips Payson O’Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St. Andrews në Skoci. Ai është autor i librit “Si u fitua lufta:Fuqia Ajrore dhe Detare dhe fitorja e aleatëve në Luftën e Dytë Botërore”. 

Burimi: The Atlantic