MENU
klinika

Drejtoi në Kupën e Botës 'Katar 2022'

Poloni – Shqipëri/ UEFA i beson arbitrit slloven

24.03.2023 - 14:26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Poloninë më 27 mars në Varshavë, për ndeshjen e parë kualifikuese për Europianin 2024. Në prag të këtij dueli, UEFA ka bërë me dije edhe arbitrat e sfidës. Do jetë slloveni Slavko Vincic ai që do vendosë drejtësinë në Varshavë.

43-vjeçari është ndër emrat e njohur të arbitrimit në Europë, teksa ishte kryesor në fitoren 7-0 të Manchester City-t kundër RB Leipzig në Champions League një javë më parë.

Ndër arbitrat më të mirë në Slloveni, Vincic do ketë në dorë drejtësinë në ndeshjen e kuqezinjve në transfertë, duel ku do debutojë edhe tekniku i ri Sylvinho.

Ndihmësa të tij do jenë Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic, teksa i katërt Rade Obrenovic. Kryesori i këtij takimi ka qenë pjesë edhe e Kupës së Botës në Katar, duke drejtuar disa duele, mes të cilave Uells apo Angli.