MENU
klinika

“Shqipërisë t’i dalim zot”

Populli sot poshtë zyrës së Ramës! Skenarët e protestës së opozitës

03.03.2023 - 10:03

Opozita do të mbledhë edhe sot shqiptarët në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në të njëjtën ditë kur do të jepet vendimi i Gjykatës për vulës e partisë.

Mësohet se protesta pritet të ndahet në dy pjesë, një pjesë para Gjykatës dhe pjesa tjetër para godinës së Kryeministrisë.

Grumbullimi i protestuesve do të bëhet te selia e PD-së ndërkohë që nga aty do të bëhet edhe ndarja në dy pjesë e protestuesve. Prej disa ditësh tashmë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë njoftuar zhvillimin e protestës përpara Kryeministrisë.

Kjo protestë përkon me të njëjtën datë kur Gjykata e Apelit vendos për fatin e vulës së PD-së, por ish-kryeministri Berisha është shprehur vazhdimisht se ky tubim nuk ka të bëjë me këtë vendim. Gjykata dyshohet se po përballet me presione në lidhje me vulën e Partisë Demokratike, çështje për të cilën vendimi do të shpallet ditën e sotme. Bëhet fjalë për zëvendëssekretaren e Përgjithshme të Kryeministrisë, Elira Kokona.

Kokona raportohet se po u bën presion përfaqësuesve të drejtësisë, që vula t’i kalojë Enkelejd Alibeajt dhe grupit të drejtuar prej tij. Kokona është një nga personat më të afërt të Ramës, dhe është angazhuar në vend të Ëngjëll Agaçit për çështjet me drejtësinë. Vendimi për vulën pritet të merret të premten. Opozita ka zhvilluar edhe dy protesta të tjera gjatë javëve të kaluara përpara Parlamentit ku ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama për të dhënë sqarime për çështjen “McGonigal”.

PD-ja ka publikuar tashmë spotin zyrtar të protestës së thirrur në datën 3 mars. Spoti është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.

Aktorja Rajmonda Bulku interpreton “rolin kryesor” në këtë spot duke risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit. E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit “mbahu nëno mos kij frikë!”, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Slogani kryesor i PD-së është “Shqipërisë t’i dalim zot” dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë, duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme. Policia e Shtetit publikoi planin e masave që do të marrë nesër (3 mars) për zhvillimin e protestës së thirrur nga opozita.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se prej orës 10:00 do të bllokohen disa akse rrugore. Më konkretisht do të bllokohen rrugët: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Gjithashtu, Policia bën me dije se duke filluar nga ora 06:00, nuk do të lejohet parkimi i makinave në rrugët e sipërpërmendura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqipëria marshon drejt Tiranës..."

Berisha publikon spotin për protestën e 11 Shkurtit