MENU
klinika

Kreshnik Spahiu tregon arsyen

Pse largohen kandidatët nga Alibeaj

31.03.2023 - 19:27

Analisti Kreshnik Spahiu thotë se kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit, me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn, janë tërhequr sepse kanë frikë ish kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se ata kandidatë, nuk guxojnë të përballen me Berishën.

“Unë mendoj që, këtu nuk aludoj të them që Sali Berisha ka kërcënuar apo ka shantazhuar kandidatët, por në subkoshiencën e tyre, ata nuk guxojnë të dalin kundër Berishës. Kjo është arsyeja se pse të gjithë kandidatët e Alibeajt, tërhiqen. Në onkluzionin tjetër, kam parasysh që kundërshtarët e Sali Berishës në Partinë Demokratike, nuk po tregojnë një vizion ndryshe nga Sali Berisha”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN