MENU
klinika

Ilir Shaqiri zbulon gjithçka!

Pse zgjati kaq shumë mëria me Donaldin?

25.03.2023 - 10:21

Mbrëmjen e djeshme ka filluar sezoni i dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë Ilir Shaqiri. Për herë të fundit ishin parë bashkë në finalen e ‘BBVIP1’, por mesa duket Iliri dhe Donaldi, i kanë lënë pas mëritë dhe sot janë pajtuar.

Pse zgjati kaq shumë mëria prej më shumë se një vit pa folur mes Donaldit dhe Ilirit? Balerini e ka një përgjigje në lidhje me këtë:

Italianët thonë ‘odio amore’, ia kam thënë dhe po e them që finalen time pavarësisht se kush e fitonte unë e kam ndarë me Donaldin që në muajin dhjetor, unë e dija kush ishte finalja, brenda vetes time.

Po raporti me Sabianin si vazhdon të jetë?

Po, shumë i mirë.

Romeo e ngacmoi me shaka duke e pyetur edhe nëse ia ka dhënë lekët?

Disa vëllazëri zgjasin, disa nuk zgjasin, disa modifikohen. Po, po respektin ia kam bërë. Unë mendoj që Sabi meritonte dhe mori respektin e duhur prej Ilirit.

Historia e violonçelistit të dëbuar për 50 vjet

“Dua të kthehem në Rusi para ditëlindjes së 75-të”

Kush është e dashura 20-vjet më e re e aktorit!?

Sean Penn puth në publik partneren e tij në Itali

Kurorëzoi dashurinë me Klea Hutën

Elgit Doda zbulon se çfarë nuk shkoi në dasmë