MENU
klinika

Alegri me vetëm një sulmues në fushë

Publikohen formacionet zyrtare të Juventus-Sampdoria

12.03.2023 - 21:18

Juventusi luan ndaj Sampdorias një sfidë ku do të kërkojë me çdo kusht fitoren për t’u kthyer përsëri te sukseset pas hapit të gabuar ndaj Romës.

Por për Alegrin sot ka probleme në ndërtimin e formacionit, pasi ka emrat e numëruar në sulm, për shkak të dëmtimeve. Kështu, ai do të luajë me Vlahoviç të vetëm të avancuar dhe me shumë të rinj në mbështetje të tij, në një rreshtim ku Mireti do të luajë si sulmues i dytë.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (3-5-1-1): Perin; Bremer, Bonuçi, Danilo; De Shiljo, Faxholi, Barreneçea, Rabio, Kostiç; Mireti; Vlahoviç.

Sampdoria (3-4-2-1): Turk; Amione, Gynter, Nujtink; Zanoli, Rinkon, Uinks, Auxhelo; Djuriçiç, Leris; Gabiadini.