MENU
klinika

Dita Botërore e Teatrit

Qarkullimi i mesazhit ndërkombëtar

27.03.2023 - 12:38

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi me propozimin e Findlandës kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror, të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në vitin 1961.

Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.

INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve.

Festohet çdo vit më 27 mars nga Qendrat ITI dhe komuniteti ndërkombëtar teatror. Për të shënuar këtë rast organizohen ngjarje të ndryshme teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një nga më të rëndësishmet prej tyre është qarkullimi i Mesazhit Ndërkombëtar të Ditës Botërore të Teatrit, nëpërmjet të cilit, me ftesë të ITI, një figurë me pozitë botërore ndan reflektimet e tij/saj mbi temën e Teatrit dhe një Kulture të Paqes.
Mesazhi i parë Ndërkombëtar i Ditës Botërore të Teatrit u shkrua nga Jean Cocteau(Francë) në vitin 1962.