MENU
klinika

"E vetmja gjë që mund të themi është që..."

Qëndrimi juaj ndaj Berishës “non-grata”? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i lartë i BE

16.03.2023 - 14:50

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell është pyetur lidhur me qëndrimin e BE-së ndaj Sali Berishës i cili është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Borrell ka thënë se BE-ja i merr propozimet për sanksione nga Këshilli Europian, dhe se aktualisht KE nuk ka bërë asnjë propozim për të sanksionuar ndonjë shtetas shqiptar.

“Nga pikëpamja jonë, e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për politikën nga sanksionet e Këshillit, nuk kam asnjë propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë”, deklaroi Borrell.

Disa politikanë socialistë janë shprehur besimplotë se pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Berisha do të sanksionohet edhe nga BE, por mesa duket diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Berisha është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, për korrupsion dhe pengim të drejtësisë.