MENU
klinika

“Punojnë, gatuajnë e këndojnë për ju"

Rama-britanikëve: Ai djali që vjen nga Shqipëria me varkë është si Dua Lipa…

23.03.2023 - 22:46

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij për britanikët.

Në takimin me Sunak është shprehur se ata që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone janë njësoj si këngëtarja e famshme Dua Lipa që shkoi si emigrante në Britani dhe tani punon e këndon.

“Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar por pjesë e një tabloje më të gjerë, po ashtu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju.
Dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurte por edhe i nderuar këtu. Dhe mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për tu luftuar dhe për të fituar këtë betejë. Dhe siç e thatë edhe ju, sa i takon sigurisë ne jemi më shumë se të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet propozimi i kryeministrit shqiptar

Emigrantët e gomoneve, Rishi Sunak telefonatë me Ramën?

"Dy qeveritë duhet të bëjnë më shumë për emigrantët e paligjshëm!"

Debati për shqiptarët/ Zbardhet biseda e Ramës me Sunak