MENU
klinika

"Në prill shqyrtohet taksa e jashtëzakonshme"

Rama hedh poshtë deklaratën e Ibrahimajt për pensionistët: Qeveria s’ është tërhequr nga vendimi për bonusin

09.03.2023 - 12:18

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Kryesisë ku ka hedhur poshtë deklaratën e ministres së Ekonomissë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, në lidhje me shpërblimin e pensionistëve në muajin prill.

Rama u shpreh se qeveria nuk është tërhequr nga një vendim i tillë dhe se në muajin prill do të shqyrtohet taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë.

“Po pse duhet të tërhiqet qeveria nga kjo dhe kush e tha, pse duhet të krijohet një histori nga hici, kemi thënë që shqipja është pasuria më e madhe që kemi. Ministrja nuk ka thënë fare që “nuk kemi një politke të tillë”, i është referuar zhvillimeve të tanishme. Taksa do të shqyrtohet në muajin prill dhe do të aplikohet.”, tha kryeministri.

“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin shkuar edhe më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”, u shpreh Rama teksa u pyet për deklaratat e Arben Ahmetajn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis shpërndarja e bonusit nga “Pakoja e Madhe”

Rama jep lajmin e mirë: Do të japim një tjetër bonus për pensionistët