MENU
klinika

"Ata po merren si shembull për qëllime politike"

Rama intervistë për radion britanike, kritikon deklaratat e Braverman për shqiptarët: Të turpshme!

23.03.2023 - 15:17

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe ku pritet të takohet me homologun e tij, Rishi Sunak.

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Rama ka dhënë një intervistë në Radio 4, ku i ka cilësuar të turpshme deklaratat e Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila vitin e kaluar u shpreh për një “pushtim nga emigrantët shqiptarë”.

“Ardhja e njerëzve me gomone në Angli është një çështje komplekse.  Jam këtu për ta thënë me zë të lartë se shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm që jep kontribut në sektorë si ndërtimi shërbime madje këndojnë për ju. Nuk është thjesht çështja të mbërriturve me gomone. Është një çështje komplekse e cila lidhet me aspiratat e tyre për një jetë të sigurtë në këtë pjesë të botës.

Nuk jam këtu të komentoj për një ligj si ai i emigracionit që ka krijuar shumë debate tek ju. Jam këtu për të tentuar e dhënë mesazhin se Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur ku ne kemi një rritje të turizmit nga ku shohim shumë e e shumë britanikë që vinë si vizitorë.

Fatkeqësisht kemi parë se shqiptarë dhe komuniteti shqiptarë këtu po veçohet po merret si shembull për qëllime politike.Marrëdhëniet Shqipëri-Angli kanë mbërritur në një pikë të ulët dhe shpresojmë të përmirësohen. Ne refuzojmë miksimin e një pakike kriminelësh dhe komunitetit shqiptarë në tërësi. Të mëshuarit fort tek etniciteti krimit është krim në vetvete“, ka thënë Rama.