MENU
klinika

Zgjedhjet vendore

Rama mbledh grupin e PS-së, u jep direktivat deputetëve

15.03.2023 - 20:37

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në takim grupin parlamentar të Partisë Socialiste në kuadër të organizimit për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mbledhja ka nisur rreth orës 18:00 dhe ka vijuar për më shumë se 1 orë.

Sipas News24, Rama i ka dhënë direktiva deputetëve përsa i përket angazhimit dhe organizimit të degëve të PS-së në të gjithë qytetet e vendit.

Rama i ka kërkuar deputetëve angazhim maksimal në zonat e tyre. Gjithashtu kreu i qeverisë ia ka thënë deputetëve gjatë mbledhjes se do të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet në zonën e tyre.

Ndërsa ditën e nesërme (16 mars), Rama do të zhvillojë mbledhje me Kryesinë e Partisë Socialiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN