MENU
klinika

"Ngjarje e rëndësishme"

Rama pret Josep Borrell: Mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit

16.03.2023 - 12:56

Kryeministri Edi Rama ka pritur përfaqësuesin e lartë të BE, Josep Borrell. Ai ka postuar disa foto nga takimi, ku shihet me Borrell dhe komisionerin e BE, Oliver Várhelyi.

Rama teksa ndan foto nga takimi thotë se kjo është një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

“Tiranë – Një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit” shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.