MENU
klinika

“Agresion kriminal”

Rama reagon për sulmin ndaj Top Channel: Duhet përgjigje e qartë nga autoritetet

27.03.2023 - 10:09

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u shënua pak pas mesnate në Top Channel, ku persona të paidentifikuan qëlluan me breshëri kallashnikovi duke i marrë jetën rojes.

Rama me anë të një postimi në twitter, shkruan se ky është një agresion kriminal dhe se kërkohet një përgjigje e qartë nga agjencitë ligjzbatuese.

Ndër të tjera kreu u qeverisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!” sjhkruan Rama në postimin e tij.