MENU
klinika

Hap ekspozitën me piktura

Rama sot në Athinë, takim me Mitsotakin dhe Dendias

20.03.2023 - 11:09

Kryeministri Edi Rama pritet që sot të vizitojë Athinën me rastin e hapjes së një ekspozite pikture.

Lajmi u bë me dije nga vetë mediat greke të cilat shkruajnë se kryeministri Rama do të mbajë në kryeqytetin grek ekspozitën e veprave të tij të artit të cilat do të prezantohen në Zappeio Megaro.

Vizita do të jetë jozyrtare por kjo nuk do ta pengojë atë të ketë takime me lidershipin politik të vendit fqinj.

Ai pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” mesditën e sotme dhe do të nisë menjëherë një sërë takimesh, fillimisht me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias me të cilin do të ketë edhe një drekë pune ku do të marrë pjesë edhe ministria Jashtme Olta Xhaçka.

Ndërsa, pasdite thuhet se Rama do të hapë ekspozitën me pikturat e tij, në shoqërinë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin do të darkojë në mbrëmje, ndërsa të martën, do të shkojë në Pallatin Presidencial.

Axhenda e Ramës do të plotësohet me pjesëmarrjen e tij në forumin ekonomik të Delphi ku do të marrin pjesë biznesmenë dhe drejtues kompanish të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bashkë në betejën kundër Xi dhe Putinit"

“The Sunday Times” artikull për Edi Ramën