Kryeministri Edi Rama pasi çeli ditën e djeshme ekspozitën me piktura në Greqi është pritur nga presidentja e vendit, Katerina Sakellaropoulou.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Athinë kreu i qeverisë u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy vendeve.
Sipas kryeministrit dakortësia për t’ ju drejtuar një pale të trete për zgjedhidhjen e detit tregon se dy vendet janë në rrugën e duhur për t’ i dhënë zgjidhje problemeve.
“Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve”,-u shpreh Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama më herët takoi edhe kryetarin e Parlamentit Konstantinos Tasoulas, ku së bashku bashkëvlerësuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi, si ura solide miqësie mes vendeve.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama çeli ekspozitën e tij të pikturave në Greqi.