Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me sipërmarrësit privatë ku dhe ka diskutuar rrogat e punëtorëve.
Kreu i qeverisë tha se po luftojnë për të ruajtur burimet njerëzore, teksa më tej përmend shprehjen “sapo e mësova gomarin pa ngrënë më ngordhi” ku kërkon të tregojë se si po largohen forcat punëtore për shkak të mungesës së motivimit dhe mosrritjes së pagave.
Rama theksoi se sipërmarrja nuk egziston pa punonjësit, prandaj edhe sipërmarrësit shqiptare duhet të respektojnë punëtorët e tyre.
Gjithashtu kreu i qeverisë u ndal edhe të rritja e pagës minimale e cila duke nisur nga muaji prill do të shkojë 40 mijë lekë, Rama tha se paga minimale është rritur për ti dhënë të jgithëve një shtysë.
“Vendosëm të bëjmë këtë takim për një proces që dëshirojmë ta kthejmë në një dialog kombëtar me sipërmarrjen por edhe aktorët e tjerë dhe të gjithë shoqërinë sepse jemi në një udhëkryq shumë delikat dhe më në fund vetë sipërmarrja po e shikon gropën që i ka hapur vetes vit pas viti duke bërë atë që bëri ai që tha në fund, sapo e mësova gomarin pa ngrënë më ngordhi. Tani sipërmarrja po shikon që lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë brenda në territorin e vet.
Tani po shikon se si po i ikin nga duart pikërisht ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Tani të gjithë po e shohin se si shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt munden. Nëse një punonjës apo një i ri ka mundësinë dhe perspektivën të paktën teorike që duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, sipërmarrja nuk ka ku shkon. Tani dilema e sipërmarrjes është të rrojë apo të vdesin”, tha Rama.
“Sipërmarrja nuk egziston pa punonjësit. Rritja e pagës minimale sot 400 mijë u diktua pikërisht nga kjo, Ne nuk e kishim programuar pagën minimale pasi nu kështë çëhstje dëshire, por problemi është konkurueshmëria produktiviteti kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur. Kemi një vend fqinj ne Malin e Zi, Mali i Zi bëri një rritje të pagës minimale përtej logjikës edhe sot e ka borxhin mbi 100%.
Ne nuk kemi nevojë për të rritur pagat për të fituar zfjedhjet sepse njerëzit na besojnë më shumë seç besojnë të tjerët. Pagat miniale është rritur për ti dhënë të gjithëve një shtysë.
Puntorët nuk kanë nevojë vetëm për të marrë ato para për të blerë buke por kanë nevojë të ndjehen njerëz të respektuar të mbrojtur për veten dhe familjen e tyre.Nga ana tjetër është e pamundur që krahasimi të bëhet me pagat e Gjermanisë jo diferencat janë të mëdha por aty edhe shpenzimet janë të mëdha. Vërtet atje kanë paga të larta por nëse i hyn afturës së shpenzimeve duke nisur nga qera e shtëpis e të gjitha me radhë rezultati është i ndryshëm.
Dramatik gjithë insutstria e fasonëve është se nuk ka menduar për këtë ditë. Ato gratë që i kanë marrë që në viten 90 dhe i ka paguar me pagën minimale dhe u ka marrë shpirtin të hstunë e të dielë se ja kërkon Armani dhe Versaçe sot u ka ardhur mosha e pensionit. Me kë do zvëndësojë me vajzat e TikTok, do vijnë vajzat që luajnë në Tik Tok në Kamëz e në Lezhë, do marrin makinën qepse e do rrinë për 40 mijë lekë, e ju diskutoni se 40 mijë lekë janë shumë?”, tha ai.