MENU
klinika

"Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat"

Rama tërhiqet nga “pasaportat e arta”, e konfirmon përfaqësuesi i lartë i BE-së

16.03.2023 - 14:32

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga nisma e tij për “Pasaportat e Arta”, pas presionit të zyrtarëve të Bashkimit Europian dhe SHBA-së.

Zyrtari i lartë i BE-së, Josep Borrell ka konfirmuar se kryeministri Edi Rama i ka thënë sot atij gjatë takimit në Tiranë se “nuk do të ndjekë më skemën për pasaportat e arta”.

“Në fushën e drejtësisë, Shqipëria ka zbatuar një reformë rrënjësore. Kjo është një mundësi e qartë për të ecur më tej përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Mirëpritëm deklaratën e kryeministrit që skema e Pasaportave të Arta nuk do të ndiqet më tej”, tha Borrell gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarin e BE-së, Oliver Varhelyi.

“Pasaporta e Artë” ishte një nismë e qeverisë shqiptare që synonte të pajiste me nënshtetësi shqiptare këdo që investonte një shumë të caktuar parash në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon ambasadorja e delegacionit të BE: Rrezikon sigurinë

“Pasaportat e Arta” mund të rikthejnë regjimin e vizave në Shqipëri?

Komisioni Europian vihet në lëvizje/ Për çfarë bëhet fjalë?

‘Pasaportat e arta’/ Shqipëria në radarët e BE-së