MENU
klinika

Pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij

Rama vizitë në Athinë, takime me Mitsotakis dhe Dendias

12.03.2023 - 12:40

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një viiztë në Athinë, kryeqytetin e Greqi në datat 20 dhe 21 mars. Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë pritet të hapë në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij. Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rama pritet të mbërrijë në Athinë mesditën 20 marsit dhe do të zhvillojë një drekë pune me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe ministrja Olta Xhaçka, ndërsa një temë diskutimi mund të jetë edhe çështja e detit, pasi ende nuk është arritur konsensusi mes dy vendeve.

Me datë 20 pritet të hapet edhe ekspozita e Ramës në “Zapion Megaro”, në të cilën do të shoqërohet edhe nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis, që më pas do të kenë së bashku edhe një darkë. Takime pritet të ketë edhe me kryetarin e parlamentit helen Kostas Tasulas, si edhe me presidenten Kateriana Saqelaropoulu.

Në ditën e fundit të vizitës, më 21 mars, Rama do të marër pjesë edhe në forumin ekonomik të Delfit.