MENU
klinika

Merr mandatin e 3-të

President i FIFA-s/ Rikonfirmohet Infantino!

16.03.2023 - 19:18

Gianni Infantino është zgjedhur për herë të tretë rradhazi president i FIFA-s. Italo-zvicerani ishte kandidati i vetëm, ndërsa drejton institucionin më të madh botëror që prej vitit 2016.

Menjëherë sapo u zyrtarizua Infantino deklaroi se ‘është nder dhe privilegj të drejtoi FIFA-n. Ka njerëz që më duan shumë dhe të tjerë që më urrejnë, por unë iu garantoj se i dua të gjithë. Do vazhdoj t’ju shërbej çdo ditë. Premtuam një Kupë Bote më të zgjeruar dhe ia dolëm. Premtuam më shumë të ardhura dhe ia dolëm, pasi besimi te sponsorët është rritur’,-përfundoi Infantino.

Ai është pasuesi i Sep Blatter, i cili u largua pas skandalit të korrupsionit që shpërtheu në FIFA.