MENU
klinika

Zyrtare!

Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës

26.03.2023 - 22:22

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur pasditen e kësaj të diele Kryesinë. Pikërisht nga kjo mbledhje, është vendosur që Roland Bejko të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit.

Pro kandidaturës së tij votuan 10 anëtarë të Kryesisë. 3 prej tyre abstenuan, ndërsa në votim nuk morën pjesë 5 anëtarë, mes të cilëve Gazment Bardhi e Jorida Tabaku.

Me Bejkon, numri i kandidatëve për zgjedhjet vendore nga ky grupim ka shkuar në 18.

Palët brenda këtij grupi kanë qenë të ndara. Disa prej deputetëve kanë propozuar që në 14 maj PD të mos nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie, por vetëm për këshillin bashkiak. Megjithatë vendimi përfundimtar pritet të merret në mbledhjen e sotme të Kryesisë, që vijon ende.
Grupimi “Alibeaj” do të përfaqësojë zyrtarisht në zgjedhje Partinë Demokratike, pas vendimit të KQZ-së.

–Pro

Fitim Zekthi
Taulanda Jupi
Kreshnik Çollaku
Orjola Pampuri
Xhemal Gjunkshi
Flamur Hoxha
Gazment Koduzi
Enkelejd Alibeaj
Taulant Zeneli
Agron Kapllanaj
–Abstenim

Indrit Sefa
Endri Hasa
Juela Hamati
–Nuk morën pjesë në votim

Gazment Bardhi
Dhurata Cupi
Jorida Tabaku
Ori Nebiaj
Jonila Godole