MENU
klinika

Analiza

Rreziku i vërtetë për marrëveshjen e Ohrit, është Rusia…

27.03.2023 - 09:30

Nga Stavros Tzimas

Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga Bashkimi Evropian për normalizimin e lidhjeve, e arritur në qytetin e Ohrit të Maqedonisë së Veriut të shtunën e kaluar, solli lehtësim në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe në Bruksel dhe Uashington.

Megjithatë, një optimizëm i tepruar do të ishte i papërshtatshëm. Me miratimin e propozimit franko-gjerman, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në thelb kanë pranuar një kornizë për dialog.

Do të duhet kohë dhe vullnet nga të dyja palët, dhe sigurisht ndihmë (në formën e politikës shkop-karotë) nga evropianët dhe amerikanët që të ndodhë një ndryshim i vërtetë. Mosmarrëveshjet me një histori urrejtjeje dhe konfrontimi të dhunshëm, si ky në Kosovë, rrallë mund të zgjidhen me marrëveshje, aq më pak kur kjo është imponuar nga lart.

Hapi i dytë”: Thirrje për marrëveshje në takimin e Ohrit Kurti-Vuçiç - Gazeta Bulevard

Dy liderët mund të jenë të vetëdijshëm për përfitimet gjeopolitike të ‘shërimit të plagës’ dhe përfitimet që do të sillte një përparim i tillë për njerëzit e vendeve të tyre dhe për njerëzit e Ballkanit në përgjithësi. Megjithatë, ata së pari do të duhet të bindin bashkëkombasit e tyre për lëshimet e dhimbshme që do t’u duhet të bëjnë. Do të jetë shumë e vështirë të shesësh një “tradhti kombëtare” të asaj përmasash, duke qenë se Vuçiç dhe Kurti të dy kanë ndërtuar karrierën e tyre politike mbi mospërputhjen e tyre për këtë çështje. Në Serbi, Vuçiçit do t’i duhet shumë punë për të parandaluar zemërimin popullor.

Kini parasysh se serbët dhe shqiptarët nuk nënshkruan një marrëveshje në Ohër. Vuçiç tha se nuk mund të nënshkruajë një dokument ligjërisht të detyrueshëm sepse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. As Kurti nuk e nënshkroi marrëveshjen, si rrjedhojë. Megjithatë, ata të dy thanë se janë dakord me deklaratën e bërë nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell për përmbajtjen e takimit. Prandaj tymi ishte i bardhë.

Ndërkohë, është Rusia e cila nuk mund të lihet jashtë ekuacionit. Moska mund t’i kthejë gjërat përmbys, nëse mendon se Serbia rrezikon të dalë jashtë zonës së saj të ndikimit për të kërkuar strehë gjeopolitike në Perëndim.

Shumica e popullsisë (kryesisht pensionistët) janë pro-ruse dhe kanalet e ndikimit rus, kryesisht Kisha, mbeten të forta. Pyetja është nëse Moska do të përpiqet të armatizojë gjithë këtë dhe të hedhë në erë të gjithë përpjekjen nëse e sheh Vuçiçin të largohet nga sfera e ndikimit të Rusisë.

Në çdo rast, kjo do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për serbët dhe shqiptarët.

Burimi: Gazeta greke Kathimerini

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vuçiç nuk firmosi megjithëse Kurti pranoi asociacionin"

Berisha sulmon paktin e Ohrit: Një marrëveshje sui generis!