MENU
klinika

Disa informacione

Seria Redmi Note 12 arrin në Evropë

26.03.2023 - 11:32

Seria Redmi Note 12 e bëri debutimin e saj evropian në fillim të javës, dhe tani nga GSM Arena shkruajnë se kanë filluar që t’i marrin ato në zyrat e tyre për t’i rishikuar.

Pasi që në fillim e kishin marrë telefonin Redmi 12 Pro, tani është ata kanë marrë edhe versionin 5G të dyshes Redmi Note 12.

Redmi Note 12 5G është vetëm telefoni i dytë i mençur që përdor çipin Snapdragon 4 Gen 1 dhe i pari që GSM Arena do të kenë mundësi që ta testojnë, kështu që do të jetë interesante të shihet se si funksionon ai çip.

Me siguri po aq e rëndësishme sa shpejtësia e tij e pastër është edhe ajo se sa mirë funksionon me kamerat kryesore 48MP dhe kamerat për fotografi ultra të gjerë me rezolucion 8MP për të maksimizuar cilësinë e imazhit të tyre, raporton GSM Arena.

Ekrani OLED 6,67” 120 Hz tingëllon shumë premtues në letër dhe ne jemi të etur të kontrollojmë se sa mund të zgjasë kapacitetin e baterisë 5,000mAh. Por çfarë përmban kutia me të cilën dorëzohet telefoni.

Redmi-a të cilën e mori GSM Arena ka ngjyrën e freskët Forest Green, por që këtë telefon mund ta gjeni edhe me ngjyrat Ice Blue dhe Onyx. Kutia përmban gjithashtu karikuesin 33W të nevojshëm për të mbështetur shkallën maksimale të karikimit të telefonit, një kabllo USB-C dhe një mbrojtëse plastike të tejdukshme.

Janë tre aksesorë më të dobishëm sesa ato që do t’i merrnit në kutinë e një Galaxy S23 Ultra ose të një iPhone 14 Pro Max.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!