MENU
klinika

Analiza

Pse po rikthehet makthi i konfliktit në Karabak?

27.03.2023 - 12:52

Një front lufte që dukej i harruar për Vladimir Putin po rihapet.

Po flasim për Nagorno-Karabakun, një rajon i diskutueshëm midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, në Kaukaz. Rusia luan rolin e ndërmjetësit në konfliktin mes dy vendeve dhe ka akuzuar Bakun për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit, e cila i dha fund luftës së vitit 2020, duke lejuar trupat e saj të kalojnë vijën e demarkacionit.

“Më 25 mars 2023, një njësi e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit kaloi vijën e kontaktit në rrethin Shusha, duke shkelur” marrëveshjen e arritur në vitin 2020”, tha në një deklaratë Ministria Ruse e Mbrojtjes. Kohët e fundit negociatat mes dy palëve dukej se më në fund kishin nisur për një zgjidhje për rajonin e goditur, por përplasjet e reja të zjarrit në mars papritmas ngritën tensionin. “Makthi i një konflikti të ri në Karabak” tashmë është konkret, shkruan Il Giornale që i ka kushtuar një analizë rastit.

Azerbajxhanasit, thuhet në të, kanë hedhur poshtë akuzat e Moskës, duke përsëritur se “njësitë e ushtrisë azerbajxhane kanë marrë masa adekuate kontrolli për të parandaluar përdorimin e rrugëve të paasfaltuara në veri të rrugës Laçin për aktivitete të paligjshme, si dhe një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës dhe provokime të mundshme për shkak të transportit të armëve dhe municioneve në territoret e Azerbajxhanit nga Armenia”.

Russia: Azeri troops breach peace with Armenia – DW – 03/26/2022

Akuza e Bakut është se Armenia po intensifikon “transportin e personelit ushtarak, armëve dhe municioneve, minave kundër personit, si dhe pajisjeve të tjera ushtarake” në territorin nën juridiksionin e Azerbajxhanit dhe ku është vendosur përkohësisht kontingjenti paqeruajtës rus. Një paqe që, me Rusinë e përfshirë në luftën në Ukrainë, duket e vështirë për t’u rivendosur.

Në qendër të këtij konflikti është rajoni Nagorno-Karabakh.

Ai njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga Armenët. Shtetet zhvilluan një luftë të përgjakshme në vitet 1980 dhe 1990. Megjithëse ato deklaruan një armëpushim ato kurrë nuk arritën një marrëveshje paqeje. Nagorno-Karabakh është pjesë e Azerbajxhanit por popullsia e tij është kryesisht armene. Kur bashkimi Sovietik kapitulloi në 1980 rajoni votoi që të bëhej pjesë e Armenisë, duke nisur kështu një luftë që ndaloi vetëm me një armë pushim në 1994. Që atëherë rajoni Nagorno-Karabakh mbeti si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga forcat separatiste etnike armene e mbështetura nga Qeveria armene.

Negociatat që vazhduan për dekada me radhë, të ndërmjetësuara nga fuqitë ndërkombëtare, nuk u finalizuan kurrë më një marrëveshje paqeje. Armenia është një vend me popullsi në masë të madhe të krishterë, kurse Azerbajxhani i pasur në naftë ka popullsi dominuese myslimane. Ndërkohë Turqia ka marrëdhënie të ngushta me Azerbajxhanin, kurse Rusia është aleate me Armeninë, megjithëse ka marrëdhënie të mira dhe me Azerbajxhanin. Malet Kaukaziane kanë një rëndësi të madhe strategjike në rajonin e Europës Juglindore. Për shekuj me radhë, fuqi të ndryshme në rajon, si të krishtera ashtu edhe myslimane, kanë luftuar për të pasur kontroll atje.

Armenia dhe Azerbajxhani i sotëm u bënë pjesë e Bashkimit Sovjetik kur u formua në vitet 1920. Nagorno-Karabakh ishte një rajon me shumicë etnike armene, por sovietikët i dhanë kontrollin e zonës autoriteteve të Azerbajxhanit.

Armenët në rajonin e Nagorno-Karabakh bënë disa herë disa thirrje për tu transferuar nën kontrollin e qeverisë Armene. Por vetëm kur Bashkimi Sovietik filloi të binte në vitet 1980 kur parlamenti rajonal i Nagorno-Karabak votoi zyrtarisht të bëhej pjesë e Armenisë. Azerbajxhani u përpoq të shtypte lëvizjen separatiste por Armenia e ndaloi atë. Kjo çoi në përplasje etnike, dhe pasi Armenia dhe Azerbajxhani deklaruan pavarësinë nga Moska, situata precipitoi në një luftë të vërtetë. Konflikti  u ndal vetëm me armëpushimin e vitit 1994. Që prej atëherë, krahina ka mbetur pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga separatistët armenë që mbështeten nga qeveria në Jerevan.

Deri së fundmi, negociatat janë ndërmjetësuar nga fuqitë e mëdha ndërkombëtare, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje paqeje.